

Seancat e fundit ndaj Aldo Bares janë shoqeruar me tensione, pasi i pandehuri ka lëshuar ofendime dhe kërcenime ndaj autoriteteve, lidhur me pronat e tij të sekuestruara, si në rastin e Lagunës së Karavastasë.
Aldo Bare është prej disa muajsh në procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi akuzohet per një sërë veprash të renda penale, nder të cilat disa vrasje, të ndodhura vite me pare në Lushnje.
(m.a/ata/BalkanWeb)
Mungesa e disa anëtarëve për shkaqe shëndetësore dhe mosvotimi i anëtarëve të rinj në Kuvend bllokon Gjykatën e Lartë
Dështon vlerësimi i arrestit ndaj ish- zyrtarit të SHISH, i akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës
TIRANË- Mungesa e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, bllokon mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për rivlerësimin e masës së sigurisë në mungesë ndaj të pandehurit Ilir Kumbaro, i akuzuar për rrëmbimin e Ziso Kristopulit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës.
Shqyrtimi i kërkesës së prokurorisë, ishte parashikuar muaj më parë, por mungesa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, bëri që të shtyhet seanca gjyqësore për një datë të pacaktuar.
"Shkak për marrjen e vendimit të shtyrjes së kësaj çështjeje, por edhe të një tjetër çështje të rëndësishme të Kolegjeve të Bashkuara, është bërë mosfunksionimi me trupë të plotë gjyqësorë të Kolegjeve të Bashkuara për arsye të vendeve ende të paplotësuara me tre anëtarë të Gjykatës së Lartë",-theksoi dje kryesuesi i trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Adrian Dvorani, duke iu referuar mos votimit në Kuvend të tre dekreteve të Presidentit për kandidatët në Gjykatën e Lartë. Presidenti ka dekretuar në shtator të këtij viti gjyqtarët Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi dhe Manjola Bejleri si kandidatë për në Gjykatën e Lartë.
Por, grupi i Partisë Demokratike, i iniciuar nga deputeti Viktor Gumi, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë, duke i kërkuar këtij institucioni interpretimin e tre neneve, që kanë të bëjnë me ripërtëritjen e mandatit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.
Bazuar në këtë kërkesë, Kuvendi me shumicë votash (të mazhorancës) vendosi pezullimin e votimit të tre kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese për kërkesën e deputetit Gumi.
Ndërkohë, arsyeja tjetër që u bë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore, ishte edhe pamundësia e pjesëmarrjes së kryetares së Gjykatës së Lartë, znj.Shpresa Beçaj dhe kryetarit të Kolegjit Penal, z.Gani Dizdari në këtë mbledhje, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, që janë detyruar të bëjnë pushim.
Gjithashtu, u mësua se në gjykimin e "dosjes Kumbaro" nuk mund të merrnin pjesë edhe dy gjyqtarë të kësaj gjykate, gjyqtari Medi Bici pasi është shprehur për këtë çështje kur ishte gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda.
Dhe gjyqtarja Mirela Fanaj, pasi bashkëshorti i kësaj të fundit avokat Neshat Fanaj, ka qenë mbrojtësi ligjor i njërit nga të pandehurit e kësaj dosjeje, ku akuzohet edhe Kumbaro.
Kështu që nga 14 gjyqtarët që janë aktualisht në Gjykatë të Lartë, në mbledhjen e djeshme u mblodhën vetëm 10 prej tyre, çka sipas ligjit nuk mund të shqyrtojnë asnjë çështje si Kolegj i Bashkuar i kësaj gjykate.
"Në bazë të Nenit 16 të Ligjit Nr.8588, të datës 15 mars 2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë", Kolegjet e Bashkuara gjykojnë vetëm kur në to marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, që do të thotë jo më pak se 12 anëtarë të saj"-thuhet në burimet zyrtare të Gjykatës së Lartë, çka bëri që seanca e djeshme të shtyhet.
Remzi Hoxha, biznemseni shqiptaro- maqedonas, u rrëmbye në vitin 1995 në Tiranë. Për këtë ngjarje, Prokuroria e Krimeve të Rënda, akuzon katër ish- zyrtarë të SHIK, si të implikuar në rrëmbimin e zhdukjen e tij.
Dy persona të tjerë janë rrëmbyer bashkë me biznesmenin shqiptaro- maqedonas në vitin 1995, në rrethana ende të panjohura. Edhe në këtë rast të dyshuarit janë të njëjtët persona, për të cilët vijon procesi në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Arben Sefgjini, ish drejtues i lartë i SHIK, është i vetmi i akuzuar i cili është paraqitur në procesin gjyqësor, që prej fillimit të tij në gjykatë. Për Budjon Meçen, një tjetër i akuzuar, dosja është ndarë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Akuza:
Kumbaro dhe dy ish- shikasit rrëmbyen biznesmenin shqiptaro- maqedonas
Ilir Kumbaro, bashkë me të pandehurit Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe po gjykohen për akuzën e "rrëmbimit dhe torturimit" të shtetasve Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1995.
Për këtë vepër, i pandehuri Kumbaro, tashmë i arrestuar në Angli, Gjykata e Tiranës në vitin 2000 pat caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". Kjo masë sigurie u shfuqizua nga Gjykata e Lartë, pasi në vitin 2003 Prokuroria e Përgjithshme kishte pushuar akuzat ndaj ish-SHIK-asve të pandehur.
Ndërkohë, në Angli arrestohet i shumëkërkuari Kumbaro, çka i detyroi avokatët t'i drejtohen Gjykatës së Lartë për shuarjen e masës së sigurisë të vitit 2000, për shkak se akuzat ndaj tij ishin pushuar në vitin 2003 me urdhër të kryeprokurorit të asaj kohe.
Bazuar në këtë kërkesë të mbrojtjes, Gjykata vendosi të shuajë masën e sigurisë, çka i detyroi autoritetet angleze ta lirojnë nga qelia Kumbaron. Por, ky lirim nuk zgjati shumë, pasi Gjykata për Krime të Rënda bazuar në kërkesën e prokurorisë, i caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë mbi bazën e procedimit që tashmë po gjykohet. Kjo masë sigurie u ankimua në Apel, e cila e la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
KLD
Kreu i FSHF-së ka vizituar dje Akademinë e Futbollit në Fier, duke u shprehur se organizimi është i krahasueshëm me klubet europiane. Premtohet stadiumi i ri mes Fierit dhe Vlorës
FIER - "Akademia e futbollit Apollonia është shkolla më e mirë e futbollit në Shqipëri. Edhe vetë Apollonia është një klub i organizuar më së miri dhe në këtë fushë mund të krahasohet me klubet europiane të futbollit".
Ky është vlerësimi i dhënë dje nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, gjatë një vizite në akademinë e Futbollit Apollonia. Kreu i FSHF-së ka dhënë "OK-in" e tij dje edhe për ndërtimin e një stadiumi të ri në qytetin e Fierit. Ky stadium do t'i shërbejë edhe qytetit të Vlorës.
Kreu i FSHF-së, Duka, e ka nisur vizitën dje në mesditë në ambientet e Akademisë së Futbollit të Klubit Apollonia. Të pranishëm ishin edhe Presidenti i Klubit të futbollit të Apollonisë, njëherësh edhe kryetari i bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, si dhe aksionari kryesor i klubit, Koço Kokëdhima.
Presidenti Zeqaj ka përshëndetur zotin Duka për kontributin e madh që ka dhënë për gjithë infrastrukturën e futbollit në qytetin e Fierit, siç është tapeti i dy anekseve të stadiumit dhe ndriçimi. "Kjo tregon se bashkëpunimi me Federatën ka qenë shumë i frytshëm dhe ambiciet tona për të ardhmen janë akoma më të mëdha", - u shpreh Zeqaj.
Ndërkohë, ai ka shtuar se është duke biseduar për ndërtimin e një stadium të ri në qytetin e Fierit, i cili do të jetë një marrëveshje midis Federatës, bashkisë Fier, bashkisë Vlorë dhe "2K Group". Ndërkohë, z. Duka në fjalën e tij është shprehur se ndjehet mirë nga ajo që ka parë dhe është ndërtuar në Klubin e Futbollit të Apollonisë.
"Mund të them se është një nga klubet më të zhvilluara në Shqipëri në drejtim të infrastrukturës dhe organizimit të klubit. Kjo është e meritë e vetë klubit Apollonia, presidentit të saj dhe stafit teknik. Apollonia është një klub i organizuar shumë mirë i krahasueshëm me nivelet europiane. Këtu ndodhen fushat e stërvitjes dhe gjithçka tjetër që i duhet një klubi sportiv.
Sot jemi këtu në këtë Akademi me një ide të bashkisë së Fierit dhe asaj të Vlorës me një stadium të përbashkët, i cili do t'iu shërbejë dy qyteteve diku në mes të rrugës Vlorë-Fier, për të cilën kërkohet edhe mbështetja e Federatës së Futbollit.
Unë i kam shprehur vullnetin e mirë të federatës dhe mund të marrim pjesë dhe ta shtyjmë këtë projekt së bashku për realizimin dhe përfundimin në një afat tre deri në katërvjeçar", - tha Duka. Ai sqaroi se eksperienca e deritanishme me klubin Apollonia ka treguar se çdo projekt që merret përsipër, realizohet. Duka ka marrë si shembull Akademinë, por edhe projektet e tjera të realizuara në Fier.
Dje në Fier, Duka ka komentuar edhe skenat e dhunës që janë parë shpesh në stadiumet shqiptare. Ai e ka konsideruar këtë si një fenomen të lidhur ngushtë me shoqërinë dhe jetën e shqiptarëve në përgjithësi. "Futbolli shqiptar ka përmirësime të dukshme, si çdo fushë tjetër e jetës, por asnjëherë nuk mund të kërkojmë që futbolli të jetë me vite dritë para shoqërisë shqiptare.
Këto janë fenomene e që e mundojnë shoqërinë shqiptare dhe mundojnë futbollin shqiptar. Detyra jonë është që të bëjmë reforma të vazhdueshme dhe të ndahemi dhe të minimizojmë këto fenomene që shfaqen në fushën tonë", - tha Armando Duka.
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar nisjen e punës për Unazën e Re të Tiranës, ka premtuar se do të jetë ai që do të ndërtojë Tiranën e shekullit dhe i ka bere apel Rames t'u kerkoje falje qytetareve per skandalin me trafikun, dy dite me pare.
Premtimi i radhës, që duket i lidhur me fushatën elektorale vendore është bërë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku Berisha ka vijuar sulmet ndaj bashkisë së Tiranës dhe kreut të saj Edi Rama.
"Zoti Rama u deklaroi shqiptarëve se është qeveria ajo që ka djegur kredinë për Unazën. Ky është mashtrim, ne kemi dokumentet që kjo nuk është e vërtetë dhe do e tregojmë. Ne kërkojmë grup të përbashkët pune pasi një segment i unazës shtrihej në territorin e qytetit dhe tjetri në komunën e Farkës, jashtë autoritetit të kryetarit të bashkisë së Tiranës"- tha Berisha, duke urdhëruar ministrin e Transporteve të fillojë ndërtimi dhe afati të jetë sa më i shkurtër.
Sipas tij, ky është vetëm fillimi. "U deklaroj qytetarëve se ky është vetëm fillimi i një serie projektesh që së bashku me Parlamentin, me Bibliotekën Kombëtare, Operan e të tjera do të ndërtoj Tiranën e këtij shekulli"- tha ai.
Berisha ka bere me faj bashkine dhe kreun e saj, Rama per trafikun. Sipas tij, ajo qe ndodhi ishte nje akt banditesk dhe pergjegjesit duhet te vihen para ligjit. "Nuk ka asnje faj qeveria dhe Sali Berisha se ai ne 12 vjet nuk beri asnje rruge dhe asgje per kryeqytetin. Rama t'u kerkoje falje qytetareve"- tha ai.
_____
Pislleku politik bllokon mijera qytetare
Qytetarët e Tiranës kanë nisur të vuajnë pasojën e një fushate të parakohshme elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar ende zyrtarisht se do të kandidojë për kreun e bashkisë, Edi Rama dhe Lulzim Basha janë përfshirë dje në një beteje të ashpër mediatike dhe verbale. Por, ata që e kanë pësuar ishin kryeqytetasit, të cilët për më shumë se pesë orë janë bllokuar në kaosin e tmerrshëm që zyrtarisht quhet "trafik rrugor".
Zakonisht, në ditë shiu Tirana përjeton një trafik të rënduar, por dje në ndihmë të tij u gjend mungesa e policëve në kryqëzime dhe fikja e semaforëve. Në këtë pikë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, akuzon ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin që, sipas tij, kanë orkestruar këtë shfaqje.
Vetë kryebashkiaku, i cili ka përshkruar bulevardin "Dëshmorët e Kombit" gjatë kohës së bllokimit të rrugës, është shprehur se ky veprim i përgatitur nga qeveria ka për qëllim të egërsojë qytetarët ndaj Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Rama nënvizoi gjithashtu faktin se përgjatë kryqëzimeve nuk kishte policë trafiku. Nga ana tjetër, edhe kryeministri Berisha ka shkuar rreth 20 minuta me vonesë në një takim që kishte në qendër të kryeqytetit. As eskorta e as sirenat e policisë nuk e kanë ndihmuar Berishën që të mbërrijë në kohë në konferencën "Reformat kundër korrupsionit".
I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, i cili nuk ngurroi të fajësojë kryebashkiakun Rama si përgjegjës për situatën e krijuar në Tiranë. Sipas tij, policia ka pasur një mobilizim total, rreth 700 forca për të menaxhuar situatën. Por kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëherësh lideri i Partisë Socialiste, ka tjeter mendim "Unë këtu akuzoj drejtpërdrejtë për një orkestrim kriminal Ministrinë e Brendshme, pasi gjëja që qytetarët që janë gjendur sot në rrugë, siç u gjenda dhe unë dhe pata 45 min vonesë për të lëvizur nga fillimi i bulevardit në fund, kanë parë se pothuajse nuk ka pasur policë fare", - deklaroi Rama. Sipas tij, ky është "qëllim i vjetër i stërnjohur dhe i stërshfaqur në stërforma të tilla".
"Eshtë e pashembullt, është barbare, është primitive, është vulgare, është kriminale që në mes të Europës në një kryeqytet Europian të ndodhë një gjë e tillë në mënyrë të qëllimshme - tha Kryebashkiaku i Tiranës.
"Është Ministria e Brendshme, është ministri i Brendshëm, sigurisht me kryeministrin që kanë orkestruar të gjithë këtë shfaqje të pashembullt të mungesës së minimumit etik. Të mungesës së çdo sensi europianizimi dhe demokratizimi, të mungesës së minimumit të çdo qytetarie duke lënë rrugëve të bllokuar me dhjetëra-mijëra qytetarë, vetëm e vetëm që t'i egërsojnë dhe agresivizojnë ndaj Bashkisë së Tiranës", - akuzoi Edi Rama.
Por ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka fajësuar Bashkinë për kaosin e shkaktuar dje pasdite në rrugët e Tiranës/
"Jemi dëshmitarë të gjithë këtu në këtë qytet se ky kaos është një variant i rënduar i kaosit të përditshëm në Tiranë. Qytetarët e Tiranës kanë kohë që po vuajnë pasojat e keqmenaxhimit të qytetit dhe të trafikut rrugor në qytet. Ky është çmimi që qytetarët e Tiranës paguajnë prej arrogancës, papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së Edi Ramës", - sulmoi Lulzim Basha.
Sipas tij, shkaqet e kaosit janë të qarta për këdo. Ai fajëson për këtë hapjen e punimeve pa siguruar alternativë trafiku, bllokimin e qendrës, mungesën e sinjalistikës, lënien pas dore për vite me radhë e infrastrukturës së nëndheshme, e shumë, e shumë të tjera. Ndërsa numëronte një mori akuzash për bllokimin e trafikut rrugor, drejtuesi i këtij institucioni shënjestron Edi Ramën. "Policia ka pasur një mobilizim total. Përveç mobilizimit të 300 deri 350 efektivave të pesë komisariateve të Tiranës, janë mobilizuar 100 forca të ndërhyrjes së shpejtë, 200 forca të njësisë së policisë rrugore dhe 35 forca të njësisë së autostradave, pra afro 700 forca për të menaxhuar situatën", - sqaron Basha.
Rama
"Policia e shtetit dhe përkatësisht pjesa që merret me trafikun është gjithsesi një trup e specializuar, është gjithsesi një trup e sakrifikuar, e cila realisht është në gjendje të përballojë detyrat e saj edhe pse në njëmijë e një vështirësi dhe e lënë krejt pas dore dhe kurrë nuk mund të ndodhte një bllokim i tillë dhe s'kishte asnjë arsye të ndodhte, sepse asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi. E përsëris, ka orë të tëra që edhe furia e shiut ka kaluar edhe rrugët janë normalizuar dhe bllokimi vazhdon", - deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.
Basha
"Shkaqet e kaosit janë të qarta për këdo. Hapja e punimeve pa siguruar alternativë trafiku, bllokimi i qendrës, mungesa e sinjalistikës, lënia pas dore për vite me radhë e infrastrukturës së nëndheshme etj. Përpjekja e Ramës për t'ia veshur policisë fajin është shenjë paniku e një të paafti që u ikën përgjegjësive të veta, duke kërkuar fajtorë për një përgjegjësi që është kryekëput e vetja dhe për një faj që është vetëm i tij. I bëj thirrje të rikthehet në detyrë, të mos tallet me qytetarët dhe të mbajë përgjegjësitë që ka me ligj", - akuzoi Basha.
Paralizohen krejtësisht akset kryesore të kryeqytetit. "Zhduken" semaforët dhe Policia Rrugore
Orë ferri në rrugët e Tiranës
TIRANË - Kaos në kryeqytet. Kështu mund të përkufizohet situata e pasdites së djeshme në rrugët e Tiranës. Për më shumë se pesë orë, të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit ishin të bllokuara nga mijëra makina.
Ndonëse kemi parë që gjatë kohërave me shi të ketë trafik të rënduar, panorama e djeshme e rrugëve të kryeqytetit ishte si asnjëherë më parë. Makinat në rrugë thuajse nuk lëviznin fare, madje shumica e tyre fiken automjetet për të shkurtuar shpenzimet e karburantit.
Në shumicën e kryqëzimeve semaforët nuk ishin në gjendje pune dhe në kryqëzime dhe në rrugët e bllokuara, nuk kishte punonjës të Policisë Rrugore. Duhet theksuar se binte shi i rrembyeshem, shoqeruar me vetetima te forta.
Krahas bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe zonës së qendrës, problematike kanë qenë edhe kryqëzimi te "Zogu i Zi" dhe "Don Bosko", segmente të tëra të unazës, rruga e "Barrikadave", bulevardi "Zogu i Parë", kryqëzimi i "21 Dhjetorit", kryqëzimi i rrugës së "Elbasanit" dhe pjesa e rrugës pranë shkollës "Vasil Shanto". Mungesa e rrugëve që devijojnë kalimin në qendrën e kryeqytetit për automjete që do të dalin jashtë Tirane është një tjetër arsye pse rëndohet trafiku, sidomos në qendër të qytetit.
Ndërsa mendohej se me pushimin e shiut të vrullshëm do të mundej që situata t'i kthehej normalitetit, kjo nuk ndodhi. Mungesa e sinjalistikës së nevojshme apo orientimit të automjeteve, të cilat i drejtoheshin daljes së kryeqytetit apo hynin në të, ka sjellë vijimin e bllokimit të rrugëve. Por rreth 30 minuta pas deklaratave të Ramës dhe Bashës, situata u kthye në normalitet.
Presidenti i SHBA Barak Obama ka riafirmuar angazhimin e vendit të tij për të mbrojtur Korenë e Jugut gjatë një bisede telefonike me presidentin koreanojugor Li Myung - Bak dhe është zotuar se do të punojë edhe me vendet e tjera për " të dënuar ashpër" sulmin vdekjeprurës me artileri që Koreja e Veriut ndërmori ndaj një ishulli të Koresë së Jugut.
Në një njoftim të shpërndarë mbrëmë në Uashington, Shtëpia e Bardhë bën me dije se dy presidentët ranë gjithashtu dakord që të zhvillojnë stërvitje të kombinuara ushtarake dhe të zgjerojnë trajnimet për të treguar forcën e aleancës së tyre.
Z. Obama i tha gjithashtu z. Lee se " lutjet dhe mendimet " e popullit amerikan janë me familjet e dy marinarëve koreanojugor të cilët u vranë dhe 18 të tjerëve - mes tyre 3 civilë - të cilët u plagosën në sulmin e mëngjesit të së martës.
Sulmi, i cili u krye teksa forcat e Koresë së Veriut po zhvillonin një stërvitje ushtarake në ishullin që është 12 kilometra larg bregdetit të Koresë së Veriut, shkaktoi një shkëmbim të zjarrit të artilerive, çka ishte ballafaqimi më dramatik mes dy palëve, që nga mbyllja e luftës koreane në vitin 1953.
Koreja e Jugut ka paralajmëruar Veriun se do të reagojë ashpër ndaj çdo provokimi tjetër, pasi dhjetra predha artilerie goditën një ishull koreanojugor.
Presidenti koreanojugor, Presidenti Lee Myung-bak dha urdhër që ushtria të reagonte me sulm me raketa ndaj Koresë së Veriut, nëse siç u shpreh, "do të ketë provokime të mëtejshme".
Veriu dhe Jugu kanë fajësuar njëri-tjetrin si shkaktar të fillimit të incidentit që cilësohet si më i rëndi që prej fundit të Luftës Koreane.
Incident i rëndë
Dy ushtarë u vranë dhe rreth 50 persona të tjerë u plagosën nga predhat që ranë në ishullin koreanojugor që ndodhet shumë pranë kufirit mes të dyja vendeve.
Imazhi i shtëllungave të tymit që ngriheshin nga predhat dhe i një fshati që digjej ishte diçka që shumë koreanë kanë shpresuar të mos e shikonin kurrë më.
Zjarri i artilerisë goditi një ishull të vogël koreanojugor Yeonpyong, që ndodhet pranë kufirit koreanojugor.
Ushtria koreanojugore qëlloi me 80 predha si reagim, duke shkaktuar atë që e quajti "dëm të konsiderueshëm."
Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën, megjithëse duke patur parasysh provokimet e mëparshme, Koreja e Veriut mund të shihet nga shumë vëzhgues neutralë si fajtori i mundshëm.
Reagime nga jashtë
Ka shumë nga ata që do të pyesin se çfarë do të thotë ky episod i fundit për politikat e brendshme të turbullta të Phenianit.
Incidenti vjen në një periudhë të rrezikshme tranzicioni, kur lideri Kim Jong e kalon pushtetin tek djali i tij më i vogël.
Incidenti është dënuar nga SHBA-ja dhe Rusia, megjithëse Kina, aleatja kryesore e Koresë së Veriut, ka refuzuar të emërojë fajtorin.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Pheniani duhet të ndalë veprimet kokëforte.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, foli për një rrezik kolosal dhe shtoi se ata që e iniciuan zjarrin e artilerisë duhet të mbanin përgjegjësi të plotë.
Në kontrast Pekini, që shumë rrallë e kritikon Phenianin, u bëri thirrje të dyja palëve për paqe dhe stabilitet.
(d.b/BalkanWeb)
Përfaqësuesit e institucioneve kushtetuese kundërshtojnë buxhetin e qeverisë dhe kërkojnë ndihmën e deputetëve
TIRANË - Shkurtimi që i ka bërë qeveria buxhetit të institucioneve të pavarura i ka detyruar këto të fundit që të paraqiten një nga një në Kuvend dhe të kërkojnë më shumë para. Dje në Komisionin e Ligjeve u miratua mes toneve të larta dhe fyerjeve personale, projektbuxheti që parashikohet për këto institucione në vitin 2011.
Gjykata Kushtetuese, aq e sulmuar nga mazhoranca, do të marrë për vitin 2011 vetëm gjysmën e buxhetit të kërkuar prej saj, ndërkohë që problematike situata paraqitet edhe për institucionin e Avokatit të Popullit. Socialistët akuzuan mazhorancën se ka shkurtuar fondet e Gjykatës Kushtetuese në Buxhetin e vitit 2011 për arsye politike. Në jo pak raste, anëtarët e kësaj gjykate kanë rrëzuar vendime të qeverisë duke shkaktuar edhe një përplasje institucionale midis qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese.
Përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Ligjeve, Kujtim Osmani, kërkoi mbështetje më të madhe për shpenzimet operative dhe për investimet. "Për të realizuar funksionet kërkon mbështetje financiare në këtë drejtime, në fondin e shpenzimeve operative tetë milionë lekë më shumë.
Për zërin investime na duhen 3.2 milionë lekë për të realizuar projektet që kemi nisur, por nuk i kemi përfunduar për shkak të mungesës së fondeve", - theksoi Sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni, Osmani.
Një kërkesë e tillë u pranua vetëm pjesërisht nga përfaqësuesja e Ministrisë së Financave. "Është realizuar kërkesa kryesore e gjykatës që kishte të bënte me numrin e punonjësve dhe fondin e pagave. Ka diferencë fare të vogël.
Pjesa e sigurimeve shoqërore që korrigjohet. Pjesa tjetër e buxhetit asnjëherë nuk mjafton, por, në krahasim me një vit më parë, zëri, mallra dhe shërbime është me rritje", - sqaroi Mimoza Dhëmbi. Problematike për Gjykatën Kushtetuese është mbetet edhe pagesa e rojeve. Sipas qeverisë, ruajta e tyre do të bëhet me polici shtetërore dhe private.
Problematike paraqitet situata edhe për buxhetin e ardhshëm të Avokatit të Popullit, i cili kërkoi më shumë fonde për shpenzimet operative. "Kemi pretendim për shpenzimet operative. Bëhet fjalë për 15 milionë lekë të reja. Kjo duke pasur parasysh aktivitetin që kryejmë në rrethe të ndryshme të vendit lidhur me organizimin e ditëve të hapura dhe me rolin që kryejmë për parandalimin e torturës.
Në fakt, na është miratuar një fond prej 13 milionë e 750 mijë lekë të reja dhe një diferencë prej 1 milionë e 250 mijë lekë do të donim të shtohej", - tha Florina Nuni, që mban postin e Avokatit të Popullit në detyrë.
Kërkesa e institucionit të Avokatit të Popullit u cilësua si racionale nga Ministria e Financave për një shtesë në shpenzimet operative, ndërkohë që fonde të tjera, sipas Avokatit të Popullit në detyrë, Florina Nuni, do të sigurohet nga financimet e huaja.
Një tjetër institucion që paraqiti pretendimet për shtim fondesh ishte edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, të cilët kërkuan një shtim fondi prej 700 mijë lekësh. Kuvendi vendosi që t'i kërkojë qeverisë një rritje të fondit për këtë institucion.
Debatet e djeshme në sallë
Viktor Gumi: Në një terren kushtetues është interesante të diskutojmë dhe në këtë pikë. Informoj komisionin për një kërkesë të republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë që ka ardhur në Komisionin e Venecias, sipas të cilës rrogat e pushtetit gjyqësor përfshirë dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese reduktohen 10 %. Ajo ka shkuar në këndvështrimin a cenohet apo jo pushteti gjyqësor.
Përgjigjja ka qenë absolutisht e lejueshme për shtetin të reduktojë në një masë të caktuar pushtetin gjyqësor. Ne nuk kemi në kohën më të mirë për buxhetin, nuk kemi luksin për të bërë çfarëdolloj gjëje.
Nuk jemi as në ditën më të keqe të këtij buxheti. Besoj se shumë gjëra mund të përmbahen. Nga 1000 tituj librash mund të blihen 100. Projekti i informatizimit mund të presë. Ndaj, besoj se buxheti i kalkuluar realizon realizimin e detyrave.
Dashnor Sula: Ne po krahasohemi me Gjermaninë, ti na kthen te Maqedonia.
Shegush Ligori: Kaq inat i keni gjykatat?
Pandeli Majko: Mirë që të hoqën si ministër se kushedi ç'do të bëje...
Shegush Ligori: Ai zotëria atje nuk ka fytyrë që të ofendojë asnjë deputet të këtij Kuvendi
Eduard Halimi: Të thuash se karrierën tënde e njeh çdokush nuk është fyerje.
Shegush Ligori: Ti nuk ke punuar asnjë ditë si magjistrat o zotëri dhe ti e di shumë mirë.
Ilir Rusmali: Ta mbyllim debatin jashtë teme. Maqedonia një vend që kemi marrëdhënie të shkëlqyera nuk mund të bëhet sherr se është turp për ne.
Kujtim Osmani: Ruajtja nga roje private sipas vendimit të Qeverisë. Vlera është llogaritur dy milionë nga buxheti është dhënë 1.129 milionë lekë. Paga për roje 15-20 mijë lekë.
Ilir Rusmali: Mund të biem dakord për plus 6 milionë lekë?
Mimoza Dhëmbi: Mendojmë se brenda totalit të fondeve mund të përballohen dhe aktivitetet ndërkombëtare, të zgjidhen prioritetet.
ILDKP
Institucioni ynë është në parim dakord me këtë buxhet, por njëkohësisht kërkon një shtesë në planin e fondit të pagave në vlerën 700 mijë lekë, kjo në kuadër të rishikimit të politikave të veta kontrolluese, në përmirësimin tërësor të infrastrukturës institucionale, në funksion të rritjes së cilësisë së kontrollit të interesave private.
Gjykata Kushtetuese
Për vitin 2011, në projektligjin për buxhetin të paraqitura nga Këshilli i Ministrave, për Gjykatën Kushtetuese janë parashikuar 100, 909 mijë lekë nga 118,500 mijë lekë që ka qenë kërkesa fillestare e këtij institucioni. Kërkesat e pambuluara në projektbuxhetin e vitit 2011, për Gjykatën Kushtetuese janë për rreth +11,700 lekë, nga të cilat për shpenzimet korrente me +8,500 lekë dhe për investimet me 3,200 mijë lekë.
Avokati i Popullit
Për vitin 2011, Institucionit të Avokatit të Popullit i është parashikuar një buxhet në shumën prej 88.000.000 lekë.
Konstatohet se në përgjithësi zërat paga, sigurime, investime dhe kuota janë plotësuar me përjashtim të zërit të shpenzimeve operative, i cili është pakësuar në vlerën prej 1.250.000 lekë.
Në dukje, kjo shumë mund të konsiderohet e vogël, por në qoftë se do të rivlerësohej nga ana juaj do të plotësonte dhe shërbente funksionimin normal të veprimtarisë së institucionit.
Ekspertët theksojnë se pezullimi i procesit të miratimit të dekreteve të Topit duhet të ishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese
Pezullimi i dekreteve, juristët kundër Topallit
TIRANË - Vendimi i Parlamentit për të pezulluar kalimin e dekreteve të Presidentit për Gjykatën Kushtetuese dhe për Gjykatën e Lartë konsiderohet nga konstitucionalistët si antikushtetues.
Juristi Niazi Jaho theksoi se pezullimi i dekreteve të kreut të shtetit nuk parashikohet në rregulloren e Kuvendit. "Pezullimi i dekretit të presidentit nuk mbështetet në ndonjë nen të rregullores.
Në qoftë se Gjykata Kushtetuese që ne nuk e dimë, do të vonojë përgjigjen e kërkesës, ose vendimin e saj atëherë do të vazhdojnë të jenë në detyrë anëtarë të cilëve u ka mbaruar prej kohësh mandati. Ndërsa, për sa i përket Gjykatës së Lartë, atyre që u ka mbaruar mandati atyre janë larguar menjëherë dhe Gjykata e Lartë ka një boshllëk", - u shpreh Jaho.
Edhe juristi tjetër Rustem Gjata është i mendimit se pezullimi i shqyrtimit të kandidaturave të presidentit Topi duhet të ishte marrë nga vetë Gjykata Kushtetuese dhe jo nga parlamenti. "Gjykatës Kushtetuese me atë kërkesë që e ka bërë për interpretim të kërkonte që ajo të vendoste vetë pezullimin e shqyrtimit.
Ajo vetë me nismën e saj për mendimin tim nuk duhej të pezullohej. Përderisa ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese kërkoja dhe të gjitha të tjerat", - tha konstitucionalisti Rustem Gjata.
Juristët propozojnë ndryshimin e neneve që kanë të bëjnë me ripërtëritjen e këtyre institucioneve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë. Sipas Jahos, ndërhyrja në Kushtetutë do t'i jepte zgjidhje përplasjeve institucionale mbi gjykatat.
"Këtu s'ka të bëjë me interpretim, por mund të shtrohet çështja e ndryshimeve në Kushtetutë dhe në ligj", - tha Jaho. "Mosmarrëveshjet që kanë lindur mes presidentit dhe Kuvendit janë pasojë e një rregullimi jo aq të mirë nga Kushtetuta. Duhet ndrequr Kushtetuta", - u shpreh ai.
Një parti me ndikim të konsiderueshëm në jetën politike të Zvicrës ka publikuar foto fyese dhe provokative, duke ofenduar shqiptarët dhe duke vlerësuar se heqja e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët do të sjellë pasoja negative për këtë vend.
Është Partia Popullore SVP e Zvicrës, ajo që ka vendosur të kërkojë një referendum mbi emigracionin dhe këtë e ka bërë duke prezantuar në publik, dy fotografi që kanë si synim të vendosin në dilemë zviceranët lidhur me dy vendet të cilave iu liberalizuan vizat së fundmi, Bosnjes dhe Shqipërisë.
Fotot janë fare të pavenda dhe fyese, por ndoshta nga Shqipëria nuk ka për të ardhur ndonjë notë proteste. Të mësuar me fyerje gjithfarësh, ne në Tiranë, ndoshta do ta kalojmë edhe këtë herë, pa ndonjë reagim zyrtar këtë situatë. Fotot synojnë të bindin zviceranët që të triumfojë kërkesa e kësaj partie për të bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe boshnjakë në Zvicër, ngaqë ata më së shumti janë të fesë myslimane, - njoftoi agjensia e lajmeve NOA
Fushata ka për qëllim të paralajmërojnë zviceranët në atë që mund të ndodhë në vend, në qoftë se lejohet hyrja e shtetasve të huaj në mënyrë të mëtejshme. Fushata vjen në një kohë kur zviceranët janë duke u përgatitur për të kaluar një ligj, sipas të cilit emigrantët që kryejnë krime të rënda duhet të deportohen automatikisht. Fushata online është prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane, forcë e madhe politike në vend dhe ndër kryesoret në Parlament.
***
Në foton e parë, tregohet bregu i liqenit të Zyrihut, ku gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj sjelljes së përkundërt të myslimanëve me gratë.
Për këtë parti të djathtë zvicerane, "shqiptarë e boshnjakë" identifikohen në një "kategori" të vetme: myslimanë me sjellje të përçmuara sipas kuptimit të kësaj partie. Në foton e dytë, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë. Sipas shpjegimit publik, kjo parti tha se në atë foto, janë gra shqiptare dhe gra nga Bosnjë-Hercegovina dhe paralajmëron në mënyrë fyese se "edhe ne do të përfundojmë si këta". (!)
Prodhimi i kësaj fushate provokative me vajzat lakuriq është bërë sipas organizatorëve, për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve dhe sjelljes së tyre të mbyllur me femrat.
***
Zëdhënësi i SVP-së ka deklaruar se fushata e diskutueshme ishte krijuar nga aktivistët e "Ëohlen", në perëndim të Zyrihut, dhe shtoi se ajo nuk pritet të miratohet në shkallë kombëtare. Sondazhet e fundit tregojnë se 54% e Zvicrës do të votojnë në favor të masës drastike ndaj emigrantëve, ndërsa 43% kundër.
Federale e Departamentit të Drejtësisë ka paralajmëruar se një votim pozitiv, më 28 nëntor mund të çojë Zvicrën në kundërshtim me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon diskriminimin në bazë të racës, ngjyrës, fesë apo kombësisë.
Shumë pyetje dhe këndvështrime mund të ngrihen mbi këtë fushatë, por ajo që më së paku duhet theksuar është që zviceranët, me sa duket nuk e kanë fare idenë se cilët janë dhe si sillen shqiptarët. Duket që paratë e shumta që janë shpenzuar nga qeveritë e Tiranës për lobime lidhur me imazhin e vendit, mund të kenë shkuar kudo, por nuk kanë mbërritur në veshët e zvcieranëve, përderisa ata besojnë se gratë e shqiptarëve lahen në pellgje me shami në kokë dhe rroba veshur.
FOTO:
DICITURA 1
Ndaj, në foton e parë që ju dalloni, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë.
DICITURA 2
Në foton e dytë, siç e dalloni dhe ju, në liqenin e Zyrihut gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve.
Lajmin publikuar në mediat e huaja mund ta lexoni edhe në http://www.telegraph.co.uk/news/worldneës/europe/italy/8146696/Anti-immigrant-political-party-issues-image-of-naked-models.html)
UPDATE- Një automjet me targa Tirane ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, ndërkohë që drejtuesi i tij, Admirin Sulaj, 34-vjec ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, kur ka shpërthyer gjatë ecjes, automjet tip Mitsubishi me targë Tr. 2029 T.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi i posaçëm hetimor, Ekspertë të Njësisë së Specializuar Antieksploziv dhe Oficerë të hetimit të krimit të cilët aktualisht janë duke kryer ekzaminime dhe ekspertime për këtë ngjarje.
Paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet se automjeti tip Mitsubishi, ka shpërthyer në pjesën e përparme si pasojë e vendosjes së një sasie lënde eksplozive, duke plagosuar drejtuesin shtetasin Admir Sulaj, i cili u dërgua menjëherë në spital ku aktualisht po merr ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorit dhe nën drejtimin e drejtuesve të Policisë së Tiranës, po kryejnë ekzaminimet, hetimet dhe veprimet e para hetimore e proçeduriale me synim zbardhjen e rrethanave të këtij shpërthimi"- thone burimet e policise.
Grupi parlamentar Socialist do të vendosë sot per mocionin e mosbesimit ndaj kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Ne mbledhjen e grupit, qe eshte njoftuar te mbahet sot do te mblidhen firmat, dormulohet mocioni e me pas pritet dorezimi i kerkeses ne Kuvend.
Vetem disa dite me pare, burime prane PS bene me dije se pika kryesore që do të synojë PS-ja do të jetë zhvillimi i një votimi të fshehtë, në mënyrë që deputetët të mos kenë frikë për votën e tyre.
Ideja për një mocion mosbesimi qarkullon prej kohësh në ambientet e selisë rozë.
Grupe të ndryshëm deputetësh, gjatë diskutimeve që kanë pasur me kryesocialistin i kanë kërkuar atij që të ndërmarrin një nismë ligjore në Kuvend për shkarkimin e kryeparlamentares dhe kryeministrit. Ka pasur edhe nga ata deputetë, të cilët kanë shprehur mendimin se një nismë e tillë do të sillte dhe përballjen e forcave reale në Kuvendin e Shqipërisë, pasi do të pasqyronte se si janë numrat në parlament. Përllogaritja e numrave nuk qëndron tek ata, të cilët, tashmë, dihen, por tek të lëkundur në kampin e mazhorancës, të cilët do të mund të shprehin me anë të votës pakënaqësinë e tyre për mënyrën se si menaxhohet parlamenti dhe ekzekutivi.
Për të bërë të mundur këtë gjë, grupit parlamentar Socialist do të këmbëngulë në zhvillimin e mocionit të mosbesimit me votim të fshehtë dhe jo me votim elektronik. Burime nga selia rozë shprehin sigurinë se nëse do të mund të realizohet një votim i fshehtë për mocionin e mosbesimit ndaj Topallit, atëherë kjo e fundit do të rrëzohet nga funksioni i kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Socialistët do të kërkojnë zbatimin e nenit 60 të rregullores së Kuvendit, pika 1, ku thuhet se votimi i fshehtë bëhet për çështje që kanë të bëjnë me personat. "Votimi i fshehtë, përveç rasteve kur nuk lejohet të kryhet sipas Kushtetutës, ligjit ose kësaj Rregulloreje, mund të kërkohet nga të paktën 7 deputetë dhe vendoset me votim nga Kuvendi. Kërkesa për votim të fshehtë duhet të formulohet në kohën që drejtuesi i seancës mbyll diskutimet, deklaron se do të kalohet në votim dhe përpara se të ketë ftuar deputetët të votojnë me ngritjen e dorës ose nëpërmjet mjeteve elektronike", - thuhet në pikën dy të nenit 60.
Partia Socialiste është shprehur e vendosur për organizimin e këtij mocioni mosbesimi. Madje, në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare, kryesocialisti Rama duke iu referuar progres raportit për Shqipërinë tha se do të vendosin për të kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, lidhur me këtë dështim të madh në rrugën e integrimit, dhe le të shikojmë mundësinë e nismës së mosbesimit të kryetares si një pengesë e identifikuar deri nga vetë Komisioni Europian për arritjen e standardeve europiane në jetën parlamentare të vendit. Të gjitha pakënaqësitë e opozitës për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, që siç janë bërë të ditura fillojnë tek problemet me pagat dhe deri tek mënyra e drejtimit, do t'i shtohen arsyetimit të kërkesës së deputetëve për mocionin e mosbesimit.
Sa i perket?gjendjes s? rrug?ve, Kryeministri Berisha vijoi sulmet ndaj kreut?te bashkis? s? Tiran?s duke theksuar se?Edi Rama g?njeu n? lidhje me kredin? p?r nd?rtimin e Unaz?s s? Madhe. Berisha theksoi se deklaratat q? q?veria ka djegur kredin? p?r Unaz?n nuk jan? gj? tjet?r ve?se mashtrime dhe sipas tij qeveria do t? paraqes? edhe dokumenta p?r t? v?rtetuar k?t?.
M? tej kryeministri Berisha duke shpallur tenderin p?r nd?rtimin e Unaz?s s? Madhe t? Tiran?s theksoi se kryeqyteti nuk do t? mbahet m? peng nga Lepri, por do te rindertohet dhe do behet Tirana e shekullit.?
“Se Rama k?rkon t? nd?rtoj? Unaz?n e Vog?l, aty ku ishin p?rcaktuar 6 korsi, cakton 2 korsi se pallati i Dash Pezes?e prek projektin, epo m? falni zot?rinj, qeveria nuk b?het bashk?fajtore n? k?t? krim”.
“Tirana do t? ket? nj? prej unazave m? moderne dhe p?r k?t? projekti ?sht? gati. Ndaj dhe ne marrim vendim, t? nd?rtohet Unaza e Madhe, u garantoj shqiptar?ve dhe mbar? Shqip?ris? se nj? seri projketesh s? bashku me parlamentin m? von? me biblotek?n komb?tare dhe opera, do nd?rtojm? tiran?n e k?tij shekulli, tiran?n e k?tij sistemi, ku vet?m n? krahun veriper?ndimor Tirana do jet? me 8 korsi, projektin e kemi gati”. theksoi kryeministri.
Berisha tha se financimi p?r k?t? bashki ?sht? gjasht?fishuar, porse jan? keqp?rdorur dhe jo t? financonin z?rat ku ishin parashikuar.
“Qytetar?t e Tiran?s duhet ta din? se kjo qeveri i ka akorduar kryetarit t? Bashkis? 3 her? m? shum? fonde sesa i ka akorduar qeveria e tij socialiste. Fondet jan? rritur nga 400 milion? n? 1. ca miliard n? vitin 2009-2008 e me radh?. Vet?m granti i pakusht?zuar se n?qoft?se llogarisim dhe grantin e kusht?zuar financimi p?r Bashkin? e Tiran?s jo ?sht? trefishuar, por s? paku 6-fishuar, dhe k?to jan? t? dh?na”.
“Qytetar?t k?rkojn? q? k?to para t? p?rdoren p?r kopshte, uj?sjell?sa, rrug? kanalizime, shkolla, vet?m p?r nd?rtime shkollash, zot?ria e tij ka marr? 20 milion? euro dhe shkollat nuk jan? nd?rtuar, pra cfar? ka ndodhur me parat?, parat? jan? b?r? rroga jasht? cdo lloj kriteri dhe morali”, theksoi Berisha.
(d.b/BalkanWeb)
Flamur Noka: Nuk jemi parti e Bahri Shaqirit ne që të mendojmë vetëm për buxhetin e SHISH-it
Të majtët mbështesin rritjen e fondeve me 100 milionë lekë për Shërbimin Informativ Shtetëror
TIRANË - Mazhoranca tregon edhe njëherë "dhëmbët" ndaj Shërbimit Informativ Shtetëror. Kërkesa e kreut të SHISH-it për rritjen e fondeve ndaj këtij institucioni ka hasur në kundërshtimin e deputetëve të djathtë në Komisionin e Ekonomisë, i cili në cilësinë e komisionit përgjegjës ishte mbledhur dje për miratimin e raporteve të komisioneve të tjera për projektbuxhetin e vitit 2011.
Dy ditë më parë, kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri, kërkoi nga Komisioni për Sigurinë rritjen e fondit të përcaktuar për këtë institucion me arsyetimin se shuma e përcaktuar nuk lejonte vijimin normal të aktivitetit.
"Nuk ka buxhet për të përballuar shpenzimet për punonjësit që udhëtojnë dhe dërgohen me shërbime. E si do t'i realizojë detyrat ky shërbim, nëse nuk ka fondet e mjaftueshme", - mësohet të jetë shprehur dy ditë më parë ai para deputetëve, duke iu kërkuar atyre ndihmën për rritjen e buxhetit.
Sipas Shaqirit, SHISH-it i nevojiten më shumë fonde për shpenzimet operative dhe për investimet, kryesisht në teknologji, pasi ajo është e amortizuar. Fondet e kërkuara prej këtij institucioni për shpenzimet operative janë rreth 470 milionë lekë dhe 115 milionë lekë për investime.
Pas këtij apeli, Komisioni i Sigurisë i drejtuar nga Leonard Demi ra dakord në mënyrë unanime për të kërkuar shtesë fondi për SHISH-in në vlerën e 100 milionë lekëve. Rreth 40 milionë lekë janë kërkuar të shtohen në zërin e investimeve, ndërsa 60 milionë të tjera në zërin e shpenzimeve për paga dhe shërbime.
Pas miratimit, kërkesa ka arritur dje në Komisionin e Ekonomisë, i cili duhet të miratojë të gjithë raportet e komisioneve të tjera që kanë të bëjnë me buxhetin.
Edhe pse kërkesa kishte kaluar me miratimin edhe të deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Sigurisë, ajo ka shkaktuar diskutime në Komisionin e Ekonomisë. "Komisioni i sigurisë ka miratuar në unanimitet kërkesën që ka pasur nga SHISH për rritjen e buxhetit me 100 milionë lekë, gjë që komisioni duhet ta ketë parasysh. Kjo kërkesë është konsideruar e drejtë dhe normal për mirëfunksionimin e këtij institucioni", - tha nënkryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli.
Por, e menjëhershme ka qenë përgjigja e deputetit demokrat, Flamur Noka, duke u shprehur se PD nuk është partia e Bahri Shaqirit që të mendojë vetëm për buxhetin e SHISH, siç po bënin, sipas tij, kolegët e majtë. "Jemi vizionarë ne, nuk jemi partia e Bahri Shaqirit. Nuk e kemi atë kryetar që të mendojmë vetëm për buxhetin e SHISH", - tha Noka. Këtu është mbyllur edhe mbledhja e Komisionit dhe deputetët kanë dalë nga salla.
Buxheti është epilogu i përplasjeve të mazhorancës me Shërbimin Informativ Shtetëror. Në verën e këtij viti, deputeti Fatos Hoxha kishte propozuar një draft për funksionimin e këtij institucioni, i cili parashikonte shkarkimin e Shaqirit brenda gjashtë muajve dhe emërimin e një personi tjetër në vend të tij. Madje, kjo është bërë pjesë edhe e diskutimeve për buxhetin dy ditë më parë, ku Hoxha ka mbështetur draftin e tij të disa ditëve më parë.
Mazhoranca dhe opozita përplasen për buxhetin e Shërbimit Informativ Shtetëror
Dy ditë më parë, Komisioni i Sigurisë kishte kërkuar rritje të fondeve për SHISH, por kjo është shoqëruar me debate të ashpra në Komisionin e Ekonomisë
Opozita mbështet rritjen e fondeve për Shërbimin Informativ Shtetëror
Fillimisht ishte rënë dakord që SHISH-it t'i rritej fondi me 100 milionë lekë
Para pak kohësh, gazetari Elez Biberaj iu bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mos e anashkalojnë Shqipërinë.
Ai i referohej vizitave të tre zyrtarëve të lartë amerikanë në Ballkan, zv.presidentit Xhozef Bajden, Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton dhe zëvendësit të saj, Xhejms Stajnberg, të cilët anashkaluan Tiranën. Një zyrtar i një rangu më të ulët, Tom Kauntrimen ishte në Shqipëri kalimthi para disa javësh.
Është e qartë se pas dështimit me marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, që sipas ambasadores britanike është vendimi më i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, qeveria e Tiranës ka nevojë dëshpërimisht për një vizitë të rangut të lartë.
Por e keqja është se tashmë askush nuk do ta vizitojë Shqipërinë pa e trajtuar këtë qeveri si pazarxhie të rëndomtë.
Të gjitha vizitat e rangut të lartë të shtetarëve europianë në Tiranë dhe marrëveshjet e nënshkruara kanë përfunduar ose në duart e drejtësisë shqiptare, ose kanë nxitur revolta. Kështu, Karamanlis erdhi në Tiranë e nënshkroi një marrëveshje për ndarjen e ujërave, e cila u shpall nga Gjykata Kushtetuese si anti-ligjore.
Berluskoni erdhi për të nënshkruar disa marrëveshje në fushën e energjetikës, që kanë nxitur revolta popullore në Durrës e në Vlorë.
Erdogan erdhi për të inauguruar një investim të një kompanie turke, që ka përfunduar gjithashtu në prokurori për abuzime prej miliona eurosh. Sarkozi nuk denjoi të lëvizte dhe thjesht e thirri me urgjencë Sali Berishën që po kthehej nga Kina dhe në një takim të shpejtë "i sugjeroi" që të blinte disa helikopterë ushtarakë francezë, një marrëveshje që po hetohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndaj është e vështirë të mendosh që dikush do të vijë në Shqipëri për të takuar Berishën kryeministër, por Berishën batakçi. Ndaj askush nuk pret që Merkel të vijë në Shqipëri apo të presë Berishën me tapet të kuq në Berlin pa pasur ndonjë tren me mbetje radioaktive apo kimikate nën tavolinë.
Para disa ditësh, pamë në TV pamjet se si gjermanët shtriheshin në shinat e trenit për ta ndaluar atë tren me plehra t'u vinte afër shtëpive. S'ka gjë se e marrim ne në Shqipëri. Mjafton që të dalë një fotografi kryeministri ynë me Merkelin. Apo jo, z. kryeministër historik i Shqipërisë?
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shkruan kryeministrit për ofertën e fundit të paraqitur nga opozita për hetimin
"Për hir të kompromisit të domosdoshëm, ne nuk i kërkojmë fletët e votimit për këtë hetim"
TIRANË - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka dërguar një letër kryeministrit Berisha, ku sqaron ofertën e fundit të opozitës për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Në këtë letër, duke shprehur shqetësimin për zgjatjen dramatike të krizës, për shkak të mungesës së gatishmërisë së qeverisë për të pranuar zgjidhjet e ofruara nga ana e opozitës, Partia Socialiste e ka parë të udhës edhe njëherë në emër të interesave të vendit e në funksion të axhendës europiane të tij, të bëjë një ofertë të re.
"Kjo ofertë bazohet mot-a-mot në rezolutën e Parlamentit Europian dhe unë vetë jua kam dorëzuar atë, në formën e një projekti të firmosur nga mbi 30 deputetë të opozitës për ngritjen e menjëhershme të një komisioni hetimor për zgjedhjet, me shumicë nga opozita e nën drejtimin e opozitës, me një mandat të plotë hetimi për kutitë e materialeve zgjedhore.
Pa përfshirë fletët e votimit", - sqaron propozimin e socialistëve, Edi Rama.
Në letrën e tij, lideri i Opozitës së Bashkuar shprehu besimin se vetëm transparenca e zgjedhjeve të shkuara krijon për reformën e re bindjen e arsyeshme se nuk bëhet fjalë thjesht për të pasur një ligj më të mirë në letër, siç ka ndodhur njëzet vjet më radhë pas zgjedhjesh pa standarde europiane, por një ligj që do të zbatohet më mirë se më parë në realitetin e zgjedhjeve në Shqipëri.
"Sepse, përmes kësaj transparence, palët do të dëshmojnë për herë të parë vullnetin për të hetuar zbatimin e një ligji kaq themelor për bashkëjetesën demokratike të shqiptarëve, duke luftuar në rrënjë sëmundjen e vjetër të zgjedhjeve pa standarde, duke nxjerrë konkluzione të arsyeshme për përmirësimin e ligjit zgjedhor, po edhe përgjegjësi konkrete të administratës zgjedhore në procesin e implementimit të tij.
Duke shpresuar që ju nuk do ta zvarrisni më tej zgjidhjen e krizës dhe në emër të interesave të vendit do ta pranoni kompromisin që e zgjidh atë, ju uroj punë të mbarë", - përfundon letra e dërguar nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Letra e plotë
I nderuar zoti Berisha,
Shumë të shqetësuar për zgjatjen dramatike të krizës për shkak të mungesës së gatishmërisë së qeverisë për të pranuar zgjidhjet e ofruara nga ana jonë, sikundër nënvizohet edhe në opinionit e Komisionit Europian, e kemi parë të udhës edhe njëherë në emër të interesave të vendit e në funksion të axhendës europiane të tij, t'ju bëjmë një ofertë të re.
Kjo ofertë bazohet mot-a-mot në rezolutën e Parlamentit Europian dhe unë vetë jua kam dorëzuar atë, në formën e një projekti të firmosur nga mbi 30 deputetë të opozitës për ngritjen e menjëhershme të një komisioni hetimor për zgjedhjet, me shumicë nga opozita e nën drejtimin e opozitës, me një mandat të plotë hetimi për kutitë e materialeve zgjedhore. Pa përfshirë fletët e votimit.
Pra, sikundër e kemi bërë tashmë publike, për hir të kompromisit të domosdoshëm që duhet t'i japë fund krizës politike të vendit, ne nuk i kërkojmë fletët e votimit për këtë hetim.
As nuk e kushtëzojmë marrëdhënien tonë të mëtejshme me parlamentin me fatin e fletëve të votimit, pavarësisht opinioneve krejt të ndryshme që kemi për këtë çështje, si për shumë çështje të tjera.
S'ka dyshim se me të filluar përmes këtij hetimi procesi i transparencës së shkallës së zbatimit të ligjit në zgjedhjet e shkuara, ne jemi gati të nisim edhe dialogun për reformën e re zgjedhore.
Ne besojmë se vetëm transparenca e zgjedhjeve të shkuara krijon për reformën e re bindjen e arsyeshme se nuk bëhet fjalë thjesht për të pasur një ligj më të mirë në letër, siç ka ndodhur njëzet vjet më radhë pas zgjedhjesh pa standarde europiane, por një ligj që do të zbatohet më mirë se më parë në realitetin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Sepse, përmes kësaj transparence, palët do të dëshmojnë për herë të parë vullnetin për të hetuar zbatimin e një ligji kaq themelor për bashkëjetesën demokratike të shqiptarëve, duke luftuar në rrënjë sëmundjen e vjetër të zgjedhjeve pa standarde, duke nxjerrë konkluzione të arsyeshme për përmirësimin e ligjit zgjedhor, po edhe përgjegjësi konkrete të administratës zgjedhore në procesin e implementimit të tij.
Si edhe duke hapur për të ardhmen kapitullin e transparencës së pakushtëzuar pas zgjedhore, e cila do të jetë një garanci e madhe për ripërtëritjen e besimit të çdo zgjedhësi tek vlera e votës së tij.
Duke shpresuar që ju nuk do ta zvarrisni më tej zgjidhjen e krizës dhe në emër të interesave të vendit do ta pranoni kompromisin që e zgjidh atë, ju uroj punë të mbarë.
Kryetari i PS, Edi Rama
Oferta
"Kjo ofertë bazohet mot-a-mot në rezolutën e Parlamentit Europian dhe unë vetë jua kam dorëzuar atë, në formën e një projekti të firmosur nga mbi 30 deputetë të opozitës për ngritjen e menjëhershme të një komisioni hetimor për zgjedhjet, me shumicë nga opozita e nën drejtimin e opozitës, me një mandat të plotë hetimi për kutitë e materialeve zgjedhore. Pa përfshirë fletët e votimit", - sqaron lideri i socialistëve.
Kushtëzimi
"Pra, sikundër e kemi bërë tashmë publike, për hir të kompromisit të domosdoshëm që duhet t'i japë fund krizës politike të vendit, ne nuk i kërkojmë fletët e votimit për këtë hetim. As nuk e kushtëzojmë marrëdhënien tonë të mëtejshme me Parlamentin me fatin e fletëve të votimit, pavarësisht opinioneve krejt të ndryshme që kemi për këtë çështje, si për shumë çështje të tjera", - bën me dije Rama.
PS fshehu përmbajtjen e letrës së Ramës pas kërkesës së faktorit ndërkombëtar
Letra e bllokuar deri në leximin e kryeministrit
TIRANË - Partia Socialiste ka mbajtur të fshehtë përmbajtjen e letrës së dërguar nga kryesocialisti Rama për kryeministrin Berisha deri në momentin që ky i fundit e ka lexuar atë. Ndonëse letra e liderit të opozitës është dërguar mëngjesin e të hënës, ajo është bërë publike vetëm mesditën e djeshme.
Vonesa në publikimin e materialit të shkruar nga kryetari i opozitës ishte një kusht i vendosur nga faktorët ndërkombëtarë.
Pasi ishin në dijeni të letrës së dërguar kreut të ekzekutivit, përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë i kanë kërkuar selisë rozë që të mos e publikojë në media letrën e dërguar nga kryetari Rama deri në marrjen e konfirmimit se letra ishte marrë dhe lexuar.
Duke iu referuar kësaj logjike, publikimi i letrës nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste do të thotë se janë marrë të gjitha sinjalet se letra është marrë dhe lexuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Kjo letër është dërguar edhe për dijeni të Presidentit të Komisionit Europian, Manuel Barroso, Komisionierit për Zgjerimin, Stefan Fule, kryetarit të Grupit Parlamentar të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Martin Schulz, dhe kryetarit në Parlamentin Europian i Grupit Parlamentar të Partive Popullore, Joseph Daul.
Kreu i PS-së takon Buquichion
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Maud de Boer Buquichio.
Përmes një njoftimi, zyra e shtypit e PS-së bën të ditur se gjatë këtij takimi kryesocialisti Rama e njohu De Boer Buquichio me ofertën më të fundit që opozita i ka ofruar qeverisë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike, ofertë e cila iu dorëzua vetë kryeministrit nga Kryetari i opozitës
"Rama theksoi se kjo ofertë i është përshtatur mot-a-mot rezolutës së Parlamentit Europian për zgjidhjen e krizës përmes transparencës, duke krijuar një komision parlamentar, me shumicë dhe kryetar të partisë Socialiste që do të bëjë transparencë dhe do të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit dhe si objekt të hetimit të ketë kutitë e materialeve zgjedhore", - thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të socialistëve.
Gjatë takimit u bisedua gjithashtu edhe për progres-raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Mbi këtë pikë, mësohet se lideri i PS-së, Edi Rama, nënvizoi problematikën mbi lirinë e medias dhe presionin që ushtrohet nga pushteti mbi botuesit, gazetarët dhe analistët e mediave shqiptare, për konfliktin e pushtetit qendror me atë vendor në çdo nivel dhe për kulturën e pandëshkueshmërisë dhe moszbatimit të ligjeve që karakterizon këtë qeveri e që përmendet gjerësisht edhe në progres-raportin e BE-së.
Avokati Arben Prifti mbështeti kërkesën e tij tek afati i dosjes së klientit, që sipas tij “ka kaluar një vit nga dërgimi i saj në gjykatë”.
Por, trupi gjykues vlerësoi sot se nuk ka përfunduar afati i paraburgimit që pretendon i pandehuri, pasi sipas gjykatës kanë mbetur afat dhe 2 muaj e 18 ditë burg. Trupi gjykues vlerësoi se kërkesa ishte e pabazuar në ligj dhe prova, duke hequr kështu shpresat se Minxolli lirohej.
Menjëherë ka reaguar avokati tjetër i të pandehurit, Maksim Haxhija që theksoi se vendimi i sotëm i Gjykatës së Shkallës së Parë është antikushtetues dhe në kundërshtim me ligjin dhe është larguar nga seanca së bashku me avokatin Prifti.
Gjyqi për Gërdecin është një ndër gjyqet më të mëdha në historinë e drejtësisë shqiptare. Në fabrikën e demontimit, e cila shpërtheu më 15 mars 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Prokuroria, për tragjedinë e rëndë ka vënë nën akuzë 29 persona, mes tyre Mihal Delijorgjin, administrator i "Albademil", Ylli Pinarin, ish-kreu i MEICO-s, si dhe ish-krerët më të lartë të ushtrisë shqiptare. Dritan Minxolli ishte përgjegjësi i fabrikës së demontimit të armëve.
(d.b/BalkanWeb)
VERONA- Dhjetë persona mes të cilëve shqiptarë janë vënë në pranga në verona të Italisë për trafik droge, veçanërisht heroine. Lajmi jepet sot nga mediat italiane, pa bërë të ditur emrat e të arrestuarve.
Sipas policisë, sqarohet se banda merrej me trafikun e drogës, në mënyrë të veçantë të heroinës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Operacioni i koduar "Truck 2010'' ka zgjatur nëntë muaj dhe nisi me arrestimin e një gruaje shqiptare së bashku me një shoqëruesin e saj po shqiptar, që u kapën me 12,5 kg heroinë.
Sipas të dhenave të policisë, droga transportohej me kamionë dhe gjatë gjithë kohës që janë pasur nën vëzhgim kanë trafikuar rreth 100 kg heroinë.
Nga shp?rthimi ?sht? plagosur drejtuesi i automjetit Admir G?zim Sulaj, 34 vjec, lindur dhe banues n? Tiran?. I l?nduari ?sht? d?rguar menj?her? n? Spital Ushtarak p?r t? marr? ndihm?n e par? mjek?sore. 34 vje?ari ?sht? jasht? rrezikut p?r jet?n.
Policia rrethoi vendin ku ndodhi ngjarja dhe punoi p?r leht?simin e l?vizjes s? automjeteve n? k?t? zon?, i r?nduar p?r shkak t? ngjarjes.
Ekspert? t? Nj?sis? s? Specializuar Antieksploziv dhe Oficer? t? hetimit t? krimit kryen ekzaminimet dhe ekspertimet n? vendin e ngjarjes.
Shp?rthimi ndodhi n? pjes?n e parme t? makin?s, dhe pjes?za t? makin?s s? d?mtuar ishin shp?rndar? dhe n? asfalt.
“Paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet se automjeti tip Mitsubishi, ka shp?rthyer n? pjes?n e p?rparme si pasoj? e vendosjes s? nj? sasie l?nde eksplozive, duke plagosur drejtuesin shtetasin Admir Sulaj”- sqaron deklarata p?r shtyp e policis?.
.
Grupi hetimor n?n drejtimin e drejtuesve t? Policis? s? Tiran?s, po kryejn? ekzaminimet, hetimet dhe veprimet e para hetimore e pro?eduriale me synim zbardhjen e rrethanave t? k?tij shp?rthimi.
(s.g/balkanWeb)