martedì 23 novembre 2010

Qytetarët tatohen në dogana nëse vlera e mallrave të tyre kalon 300 mijë lekë

Qytetarët tatohen në dogana nëse vlera e mallrave të tyre kalon 300 mijë lekëQytetarët tatohen në dogana nëse vlera e mallrave të tyre kalon 300 mijë lekëTIRANE- Vetëm 300 mijë lekë është vlera e mallrave që një qytetari shqiptar i lejohet të sjellë me vete në momentin që kalon doganën, në pikat kufitare apo aeroport, pas një udhëtimi jashtë shtetit.

Mbi këtë shumë, qytetarët duhet të paguajnë një tarifë doganore që varjon nga 5 deri në 15% , në varësi të artikujve që kanë me vete.
Ky kufizim bie ndesh me marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila parashikon që vlera e mallrave personale të mos tatohet deri në 1200 euro.

Ndërkohë pritet që nga janari i vitit të ardhshëm vlera e këtij tatimi do të ndryshojë sërish.
Mësohet se Ministria e Financave ka propozuar që nga janari 2011, tatimi të bëhet 2% pavarësisht vlerës së mallrave personale që një person ka me vete.
Një tatim i tillë propozohet të vendoset menjëherë pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, që pritet të shoqërohet më nje fluks të madh qytetarësh shqiptarë që do të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, dhe që duhet të rikthehen brenda një periudhe 3 mujore.

Rrjedhimisht, nga vendosja e këtij tatimi, edhe pse 2%, do të krijohen të ardhura të konsiderueshme, gjë që do të reflektohet tek plani i administratës doganore dhe do të mbushet buxheti i shtetit në një kohë që do të penalizohen të gjithë qytetarët.

(e.n/news24/BalkanWeb)

TV | News24 - Live

Nessun commento:

Posta un commento