martedì 23 novembre 2010

Pistoletë e maska brenda makinës, kërkohet pronari

VLORË- Shërbimet e policisë së Vlorës rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm kanë konstatuar një automjet tip benz, të dyshimtë me targa të Tiranës. Policia e Vlorës, e cila e ka parë të dyshimtë këtë makinë dhe personin brenda saj, i ka bërë thirrje për të ndaluar, por personi në fjalë i është drejtuar me shpejtësi rrugës në drejtim të fshatit Kaninë.

Por nga një manovrim i gabuar, automjeti është përplasur me një mur në zonën e quajtur "Bishti i Kalldrëmit" dhe drejtuesi ka vrapuar të dalë nga mjeti e t'i shpëtojë policisë. Nga kontrolli që i është bërë automjetit janë gjetur një pistoletë tip TT me dy krehëra fishekë, gjithsej 14 fishekë, dy maska, dy kriko celësa për hapjen e dyerve, doreza dhe nje fenelinë policie. Po punohet nga policia e Vlorës për gjetjen e autorit si dhe po bëhet keqyrja e automjetit dhe shenjat e gishtave, ndërsa siç rezulton targat e këtij automjeti ishin false.


Nessun commento:

Posta un commento