SHKODËR- Vërshimi i ujit të lumit Gjadër ka sjellë probleme në komunën Vig-Mnelë ku autobusi i linjës Shkodër-Mnelë me 15 pasagjerë mbeti i bllokuar në ujë.
Ngjarja ka ndodhur në mesdirë, në vendin e quajtur Gjinaj, të fshatit Mnelë, ku mjeti tip autobus i kësaj linje, me targa SH 94 34 C, me drejtues shtetasin Preng Marku, në të cilin udhëtonin gjithsej 15 pasagjerë, si pasojë e motit te keq dhe nga dalja e menjëhereshme e lumit në rrugë ka mbetur i bllokuar.
Shërbimet e se Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër, ato të Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër si dhe forcat e Repartit FNSH-së Shkodër, kanë shkuar për ndihmë dhe kanë mundësuar transportimin e pasagjerëve të bllokuar. Për fat nuk ka pasur asnjë të lënduar mes udhëtarëve. Nga shërbimet e policisë është punuar për nxjerrjen e automjetit nga lumi.
Nessun commento:
Posta un commento