KUKËS- Reshjet e dëborës kanë përfshirë që nga orët e para të ditës së sotme shumë prej fshatrave të zonave të thella të verilindjes. Mësohet se reshjet e dëborës janë të dendura, ndërsa trashësia në fshat ka arritur rreth 20 centimetra, ndërsa në rrugën Kukës- Shishtavec lëvizja e mjeteve është vështirësuar për shkak të rënies nga mali i materialeve inerte si rrjedhojë e reshjeve të shiut e dëborës. "Reshjet e borës kanë përfshirë edhe zona të tjera të qarkut të Kukësit si Grykë Cajën, Arrnin, Lekbibajn, fshatra të zonës së Valbonës, disa fshatra të zonës së Hasitn etj.
Ndërkohë, pavarësisht reshjeve të borës e shiut, në qarkun e Kukësit nuk ka asnjë shqetësim për lëvizjen e mjeteve në të gjitha akset kryesore rrugore.
I vetmi shqetësim është ndërprerja e energjisë elektrike në disa fshatra të rrethit të Kukësit e të Tropojës, veçanërisht në fshatrat e luginës së Tropojës, që vazhdojnë të jenë pa energji elektrike prej më shumë se dy javësh.
(d.b/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento