





“Opinioni i KE shpreh aq sa vlerësime aq edhe kritika. Mbetemi ndër partnerët më të fortë të KE në Shqipëri, kritikat e KE për drejtësinë janë minimale, në lidhje me ato probleme që ne kemi ngritur vetë. Një nga problemet bazë është ndikimi politik në pushtetin gjyqësor, KE shprehet për një shkallë më të lartë të menaxhimit të fondeve, ka mungesë transparence, ka korrupsion”,- shprehet Spahiu.
Sipas tij, në raportin e KE ,theksohet se edhe “Gjykata e Lartë është ngritur politikisht. Që nga viti 1998 gjykata është e ngritur politikisht, janë zgjedhur ato kandidatura të pëlqyera nga pushteti”,- dhe ky mbetet një nga problemet më të mëdha, sic tha Spahiu.
Duke deklaruar se, “Do ishte mirë që në Shqipëri të përshtatej modeli spanjoll”, Spahiu deklaron se “Gjykata e Lartë duhët të jetë pjesë e një sistemi karriere me qëllim që të imponojë me forcën e ligjit cilësinë e të gjitha gjykimeve tek gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit”,- shton ai.
Sipas Spahiut, rëndësia e Gjykatës së Lartë, qendron tek fakti se mund të hetojë zyrtarë të lartë, politikanë, kryeministra e presidentë, ndërsa ato të shkallëve të para dhe të Apelit, nuk e kanë këtë juridiksion. Por edhe në rastet që ato kanë gjykuar rastet e korrupsionit, shprehet Spahiu “kanë aplikuar minimumin e dënimit, kanë treguar një tolerancë dhe një politikë shumë të dobët për veprat që lidhen me korrupsion, në 95 përqind të rasteve janë dënuar vetëm me gjova”,- kjo për rastet e zyrtarëve të vegjël, sic tha ai.
“Në Shqipëri qyrtatari që jep rryshfet dënohet më shumë se zyrtari që merr rryshfet, kjo është e papranueshme, Në kodin penal, ai që merr rryshfet duhet dënuar më rëndë. Por pushteti gjyqësor nuk është ende i përgatitur”,- shton më tej ai.
Duke folur për masat e marra nga KLD, Spahiu thekson se “Shqipëria ka një numër rekord për masat disiplinore të marra ndaj gjyqtarëve, në krahasim me vendet e BE”.
(m.a/BalkanWeb)




Nessun commento:
Posta un commento