





“U zbatua vendimi i datës 10/11/2010 i nënshkruar nga kryeinspektori Gjergji Bojaxhi. Nuk është vjedhur asnjë pemë, asnjë bordurë e hequr , të gjitha janë dërguar pranë ndërmarrjes së gjelbërimit, gjë që është vërtetuar edhe me procesverbalin e mbajtur.” u shpreh specialisti i Inspektoriatit Urbanistik, Vladimir Golka.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Korcës nëpërmjet nënkryetarit Sotiraq Filo, i cili i ka kërkuar institucioneve të përfshira dhe përfaqësuesve demokratë të distancohen nga akte të tilla të paprecedent.
“Kjo konfirmoi edhe njëherë atë që ne kemi thënë se ky veprim i paprecedent për kulturën dhe qytetarinë e qytetit të Korcës u udhëhoq nga njerëz që nuk përfaqësojnë institucionet zyrtare, por partitë politike” theksoi nënkryetari i Bashkisë.
Ndërkohë, kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Korcës , duke mbështetur vendimin e inspektoriatit për prishjen e bordurave në bulevard, ka mohuar që cështja të ketë motive politike.
“Asgjë zoti kryetar, në këtë histori nuk është politike. E kundërta është e vërtetë, ju po e politizoni. Reagimi juaj pas prishjes së këtij ndërtimi, që ju e dini shumë mirë që është antiligjor, është mënyra më e keqe e të ëbrit politikë nëpërmjet gënjeshtrës dhe mashtrimit.” tha kreu i këshilltarëve të djathtë, Pellumb Beqiraj
(e.n/news24/BalkanWeb)




Nessun commento:
Posta un commento