mercoledì 24 novembre 2010

Shkodër, reshje intensive shiu, situata nën kontroll

Shkodër, reshje intensive shiu, situata nën kontrollShkodër, reshje intensive shiu, situata nën kontrollSHKODËR- Reshjet e vazhdueshme dhe të dendura të shiut, që vazhdojnë në qarkun verior të Shkodrës, gjatë ditës së martë kanë filluar të krijojnë probleme në disa zona të Nënshkodrës. Rritje e nivelit të ujit konstatohet kryesisht në komunën Ana e Malit, sidomos në segmentin e rrugës që lidh rrugën nacionale Shkodër-Muriqan me qëndrën e fshatit Obot, e cila në mesditën e së martës është bërë e pakalueshme nga automjetet e vogla.

Shefi i sektorit të Emergjencave Civile pranë prefekturës së Shkodrës, Pëllumb Dani, tha se problemet e shfaqura në fshatin Obot vijnë nga rritja e nivelit të Liqenit të Shkodrës, i cili ka bërë që në disa zona të dalë nga shtrati lumi Buna, duke krijuar probleme jo vetëm në aksin rrugor të këtij fshati, por edhe në përmbytjen e disa tokave bujqësore. Sipas tij, reshjet e shiut që vazhdojnë të bien pa ndërprerje, kanë filluar të japin shenjat kërcënuese edhe në lagjet periferike të qytetit të Shkodrës, sidomos në atë Ajasëm, e cila gjendet rrëzë kalasë "Rozafa".

Megjithatë, Dani bën të ditur se për momentin situata është nën kontroll të plotë. Pozitiv, sipas tij, është fakti se niveli i liqenit të hidrocentralit të Vaut të Dejës është në kuota optimale, madje edhe më mirë se një ditë më parë, kur nga 1 mijë metër kub ujë në sekondë që shkarkohej dje, sot kuota është ulur në 750 metër kub ujë për sekondë, çka nuk paraqet asnjë rrezik për komunitetin.

Për të monitoruar nga afër situatën në Shkodër ka mbërritur sot edhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, i cili së bashku me autoritetet e zonës, gjenden në terren duke inspektuar zonat më problematike.

Në një prononcim për median Olli u shpreh se me përjashtim të problemeve të shfaqura në komunën malore të Kelmendit, zonë në të cilën ndodhen forcat e ushtrisë, duke i dhënë ndihmën e duhur komunitetit, qarku i Shkodrës, për momentin nuk paraqet ndonjë problem serioz. Sidoqoftë, ai ka paralajmëruar strukturat e Komisionit të Emergjencës Civile të jenë në gatishmëri të plotë, pasi në rast se ritmi i reshjeve të shiut do të vijojë të jetë i tillë, atëherë situata ka shumë mundësi që të përkeqësohet.
(m.a/ata/BalkanWeb)

TV | News24 - Live

Nessun commento:

Posta un commento