





Banorët thonë se shkak për përkeqësimin e gjendjes janë bërë rrëshqitjet e vazhdueshme në rrugën Rrëshe-Lurë, mbi shtëpitë e tyre. “Ka një javë që ka marrë plasaritje nga mali lart, ndërsa sot e ka shkatërruar komplet shtëpinë. Jam jashtë së bashku me 3 fëmijët”,- shprehet njëri prej banorëve.
“Deri tani nuk është marrë asnjë lloj mase. Këtë shqetësim për shembjen e rrugës e kemi ngritur prej një viti”,- thotë një tjetër banor.
Shqetësimi dhe apeli për ndihmë i banorëve vazhdon të bjerë në vesh të shurdhër, për sa kohë komuna nuk është në gjendje të sigurojë strehë. E vetmja ndihmë për këto familje mbeten cadrat që pritet të jepen nga komuna, për të përballuar ditët që do të vijnë, si dhe lutjet drejt zotit për një përmirësim të motit.
(m.a/News24/BalkanWeb)




Nessun commento:
Posta un commento