martedì 23 novembre 2010

Presidenti Topi në ditën e 3-të të vizitës në Itali

Presidenti Topi në ditën e 3-të të vizitës në ItaliPresidenti Topi në ditën e 3-të të vizitës në ItaliITALI- Takimi me kreun e bashkisë së Firences Mateo Renci, ishte pjesë e axhendës së presidentit Topi në ditën e tretë të vizitës së tij në Itali. Në takim ishin të pranishëm gjithashtu edhe Prefekti Paolo Padoin dhe Presidenti i Rajonit të Toskanës, Enriko Rosi.

Bashkëbiseduesit vlerësuar nivelin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe shoqërore mes dy vendeve. Duke e konsideruar Italinë, si aleatin strategjik dhe një mbështetëse të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, kreu i shtetit shqiptar, theksoi se Shqipëria dhe Italia janë jo vetëm dy vende fqinje, por edhe partnerë në shkëmbimet ekonomiko-tregtare si dhe ato kulturore. Më tej Topi i njohu të pranishmit në takim me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe reformat në drejtim të konsolidimit të institucioneve demokratike, fuqizimit të kuadrit ligjor si dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Presidenti Topi bëri një panoramë të frymës euro-integruese të krijuar në Shqipëri pas vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë me BE-në, ku u shpreh se, “shteti dhe qytetarët shqiptarët janë të ndërgjegjshëm për sfidat dhe detyrimet që rrjedhin nga ky vendim.” Nga ana e tyre, autoritetet më të larta vendore të Firences dhe Rajonit të Toskanës vlerësuan vizitën e Kreut të Shtetit shqiptar si të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat mes dy vendeve duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të emigrantëve shqiptarë në Itali. Në takime u theksua rëndësia e rritjes së pranisë së investitorëve italianë në vendin tonë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

TV | News24 - Live

Nessun commento:

Posta un commento