TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën e radhës ndaj Alfred Shkurtit, i njohur si Aldo Bare, i cili akuzohet si drejtues i "Bandës së Lushnjes". Shkak për pezullimin e kësaj seance, ku pritej të dëshmonin disa dëshmitarë të prokurorisë, është bërë mungesa e perfaqesuesit të mbrojtjes ligjore të Aldo Bares. Seancat e fundit ndaj Aldo Bares janë shoqeruar me tensione, pasi i pandehuri ka lëshuar ofendime dhe kërcenime ndaj autoriteteve, lidhur me pronat e tij të sekuestruara, si në rastin e Lagunës së Karavastasë.
Aldo Bare është prej disa muajsh në procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi akuzohet per një sërë veprash të renda penale, nder të cilat disa vrasje, të ndodhura vite me pare në Lushnje.
(m.a/ata/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento