Bashkëpinim i ri mes Shqipërisë dhe Rusisë, duke i shtrirë marrëdhëniet në fusha me interes reciprok. Kështu është deklaruar gjatë takimit të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli me kryetarin e Dumës Shtetërore ruse Boris Grizllov, gjatë vizitës së saj në Rusi.
Duke theksuar se Shqipëria dhe Rusia kanë njohur lidhje historike, të dy homologët vlerësuan se është momenti për një kapitull të ri bashkëpunimi dhe se kjo vizitë nxit bashkëpunimin ndërparlamentar, por edhe inkurajon hapa konkretë në marrëdhëniet në tërësi midis dy vendeve.
Në këtë kuadër, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli konsideroi të një rëndësie të veçantë bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe të energjisë. Ajo tha se Shqipëria vlerëson shumë përfshirjen e saj, si degëzim në projektet e gazsjellësve të mëdhenj, si Rryma e Jugut.
Ndërkohë kryetari i Dumës tha se Rusia, si eksportuese e naftës dhe e gazit, sheh me interes edhe ngritjen e industrisë përpunuese në Shqipëri. Duke vlerësuar potencialet turistike të Shqipërisë, zoti Grizllov u shpreh se për rusët është me interes të investojnë në këtë fushë.
Nessun commento:
Posta un commento