KORÇË- Nje i vrare dhe i plagosur ne Sovjan të Korçës. Viktima, identifikuar si Petraq Burnazi, 34 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë në një lokal në Sovjan të Korçës.
Sipas të dhënave paraprake të policisë së Korçës mësohet se viktikma është nga fshati Zvirinë, ndersa autori nga Sovjani. Mes autorit, Arben Dautllari 41 vjec dhe viktimës ka pasur më herët gjatë ditës një sherr, që thuhet se ka ndodhur për motive të dobëta. Ne sherr e siper ka mbetur i plagosur Marsel Dautllari, kusheri me autorin.
Viktima ka shkuar më pas të sqarohet me autorin, por ndaj tij është qëlluar me armë. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Një grup ekspertësh dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave. Pas krimit, autori eshte dorezuar.
Nessun commento:
Posta un commento