Vetëm një ditë pas sherrit të dhunshëm mes gjimnazistëve të "Sami Frashërit", sot një tjetër përleshje me thika te "Eqerem Çabej".
Sherri sikundër edhe dje, u raportua pas "një grindjeje të çastit", apo si thuhet rëndom në kësi rastesh për "motive banale".
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes i dëmtuar ka mbetur nxënësi Dhimitër Kushgjini, i cili është zënë pranë ambienteve të shkollës me një bashkëmoshatar të tij.
Kaq ka mjaftuar që ai të përfudnojë me disa goditje me thikë në trup. Nxënësi u transportua me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërkohë që policia bëri me dije se në konfikt ishin përfshirë Juvlin Hida dhe një tjetër gjimnazist, Juxhin Hashimi.
Perleshja te "Sami Frasheri"
Përleshje me leva në shkollën e mesme "Sami Frashëri", dy nxënës të vitit të katërt përfundojnë të plagosur në spital ndërsa policia shoqëroi disa persona të dyshuar për ngjarjen në ambientet e komisariatit nr.3. Ngjarja ndodhi dje në mesditë rreth orës 12:30, në Rrugën e Barrikadave, kur dy grupe personash u përplasën mes tyre për motive femrash. Dy nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme "Sami Frashëri" mbetën të plagosur, nga përleshja me leva dhe sende të forta mes grupit të nxënësve të kësaj shkolle dhe një grupi personash jashtë shkollës. Po ashtu edhe nga ana e grupit tjetër mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital bashkë me nxënësit. Pas mjekimit të marrë në spital personat kanë kaluar rrezikun për jetën dhe sipas burimeve të policisë ata nuk kanë probleme serioze shëndetësore. Nga hetimet e kryera nga policia, është mësuar se shkak për ngjarjen mësohet të jetë bërë lidhja e një prej protagonistëve me një vajzë nxënëse shkolle çka ka shkaktuar edhe reagimin e palës tjetër.
Përplasja mes palëve nisi rreth orës 12:00, kur grupi i personave që nuk ishin nxënës të shkollës, zbritën nga automjetet e tyre dhe hynë në ambientet e saj dhe nisën të godasin një prej personave që ndodhej në oborrin e shkollës. Më pas me shpejtësi në vendin e ngjarjes janë mbledhur me dhjetëra nxënës shumë prej tyre kureshtarë për të parë se çfarë po ndodhte ndërsa pjesa tjetër ishin për të ndarë apo për të ndihmuar ndonjërin prej personave në përplasje. Gjatë përplasjes mes tyre nuk munguan levat sendet e forta etj. Madje një nxënëse e shkollës tha se kishte parë një person të nxirrte armën por se nuk kishte qëlluar. Nga ana e saj, policia tha se ka pasur përplasje dhe goditje mes palëve, por nuk kishte pasur në vendngjarje asnjë person me armë.
Blutë mbërritën në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit të marrë se në rrugën e Barrikadave, në ambientet e shkollës "Sami Frashëri", kishte ndodhur një përleshje fizike mes dy grupeve të personave të ndryshëm. Në vendin e ngjarjes, policia shoqëroi disa persona të dyshuar si të përfshirë në përleshje ndërsa disa të tjerë i ndaloi dhe më pas i shoqëroi në spital. Nga pyetja e tyre është mësuar se shkak ka qenë pikërisht një femër që pretendohej se ishte e dashura e dy personave të ndryshëm. Pas veprimeve të kryera dhe pyetjes së palëve, policia e komisariatit nr.3, dërgoi për ndjekje penale katër persona nga dy të tillë për secilin grup. Të gjithë ata akuzohen për dëmtime të tjera me dashje me sende të forta.
Katër persona u plagosën lehtë pas një grindjeje të ndodhur dje në mesditë në rrugën e Barrikadave që sipas dëshmitarëve ndodhi në ambientet e shkollës së mesme "Sami Frashëri"
Përleshja, sipas burimeve të policisë por edhe sipas dëshmitarëve të ndryshëm në vendin e ngjarjes ndodhi për shkak të një konflikti për motive femrash.
Dy persona nga secila palë u morën nga policia në cilësinë e personave të akuzuar në lidhje me ngjarjen e djeshme, menjëherë pasi ata lanë ambientet e spitalit ushtarak në kryeqytet.
"Dëmtime të tjera me dashje me sende të forta dhe në bashkëpunim". Kjo është akuza për të cilën policia nisi hetimet ndaj personave të shoqëruar të dyshuar si të përfshirë në përplasje
Nessun commento:
Posta un commento