martedì 23 novembre 2010

Bëri komente për princin Ulliam, përjashtohet peshkopi

Kisha Anglikane e ka suspenduar peshkopin, i cili princin Uiliam dhe të fejuarën e tij i quajti "persona të njohur përciptazi", dhe sugjeroi se martesa e tyre do të zgjatë vetëm shtatë vjet.

Peshkopi i Londrës Riçard Çartres tha se ka kërkuar nga Piter Brodbent, peshkop i Vilesden-it në veri të Londrës, që për një kohë të pacaktuar të tërhiqet nga shërbimi publik.

Çarters tha se kishte biseduar me peshkopin e suspenduar, dhe në emër të Kishës Anglikane i kërkoi ndjesë familjes mbretërore. Dje Brodbent kërkoi falje për komentet që i kishte publikuar në "Facebook". (REL)


Nessun commento:

Posta un commento